Protesta kundër përmbaruesve, i dogjën qytetarët me pagesa astronomike!

Bllokimi i llogarive të banorëve të Maqedonisë nga ana e përmbaruesve dhe pagesa e shumave astronomike edhe pse borxhi është shumë më i vogël e ka ngritur në këmbë Konfederatën e organizatave sindikale e cila planifikon të organizojë protesta kundër tyre. Protestat mund të zgjerohen edhe para gjykatave, qeverisë dhe ministrisë së drejtësisë.

Në këtë shtet edhe kur një faturë është paguar, përmbaruesi ka paguar me kërkesë të ndërmarrjes publike edhe për borxhin që nuk ekziston prej 1500 denarë kanë paguar 10. 000 denarë.

“Ja për çfarë paguajnë. Borxhi kryesorë, norma e interesit për borxhin kryesorë, shpenzimet e procesit, norma e interesit për shpenzimet e procesit, shpenzime përmbaruese, shpenzime për hajdutët. Kjo nuk ekziston askund. Këtë e bëjnë të premten në mesditë, kur punëtori, qytetari shkon të ngrejë ndonjë denarë nga llogaria e transaksionit për ta kaluar fundjavën. Askush nuk i tregon”, u shpreh Marijan Ristevski – kryetari i KOSM.

Nga Konfederata kërkuan prej qeverisë së re që të merr vendim për ndërprerjen e ekzekutimeve dhe të ndryshohet Ligji me të cilin qytetarët do të dinë se mund t’u merren paratë.

“Këtë mund ta zgjidh kryeministri, Qeveria e re, për 5 minuta. Të marrin vendim në mbledhjen e parë të Qeverisë se për shkak të reagimit të qytetarëve dhe të raportit vërtet jo- korrekt përmbarimi të ndalohet.” tha Marijan Ristevski – kryetari i KOSM.

Lajme të ngjashme

Back to top button