Mickoski pranon ndryshime kushtetuese sipas modelit të preambulës së Kushtetuese kroate

Për liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i pranueshëm është modeli kroat i Kushtetutës, ku Maqedonia e Veriut do të jetë shgtet unitar i popullit maqedonas dhe të gjithë minoriteteve tjera, njofton Portalb.

“Nuk e di se nëse janë të sigurtë se dëshirojnë të jetë sipas preambulës në Kushtetutën kroate. Ja, unë jam i gatshëm nëse ajo është formula për sukses. Që nesër ta fillojmë procedurën, të jetë Maqedonia shtet i një populli dhe i pakicave në të. Nëse dëshironi, që nesër ta hapim preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë dhe ta bëjmë atë sipas modelit kroat vetëm që të mos pendohen pastaj e të mos thonë disa bashkësi tjera etnike duke thënë se nuk ka qenë ashtu siç ata thonin. Përndryshe, nëse dëshirojnë ja sipas preambulës në Kushtetutën kroate menjëherë. Nuk e di se nëse e kanë lexuar, nuk e di se nëse kanë parë ose ashtu përmendësh vetëm flasin, por ja ne si VMRO-DPMNE menjëherë pranojmë, Një ndryshim të tillë kushtetuese pranojmë”, tha Mickoski.

Partia opozitare shqiptare, Lëvizja Besa ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që të ndryshon Amendamentin V në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, tani që pritet hapja e ndryshimeve kushtetuese në vend.

“Lëvizja BESA me këmbëngulje do të insistoj që Amendamenti V i kushtetutës të ndryshohet dhe gjuha shqipe të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase”, deklarojnë nga Lëvizja Besa.

Amendamenti V në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut ka të bëjë me përdorimin e gjuhës zyrtare, ashtu që si gjuhë zyrtare llogaritet gjuha maqedonase dhe gjuha që e flasin së paku 20 përqind e qytetarëve.

“Ministria e Drejtësisë njofton se të gjitha kërkesat lidhur me ndryshimet kushtetuese do të propozohen dhe shqyrtohen në grupin punues që do të formohet së shpejti, në të cilin anëtarë do të kenë edhe partitë politike, përfshirë edhe partinë BESA”, deklarojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Ndërkohë Ministria ka sqaruar që ka pranuar shkresën e Lëvizjes Besa në lidhje me ndryshimin e Amendamentit V.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi para disa ditëve theksoi se ende nuk ka nismë konkrete për ndryshimet kushtetuese dhe shtoi se konform Rregullores, debati plenar për ndryshim të Kushtetutës është i kufizuar në tre ditë për një amendament.

“Llogaria e kohës bëhet lehtë, nga momenti kur do të keni nisma. Nga nisma del shtrirja, që do të përfshihet, në cilin drejtim. Nëse nuk ka konsensus, flasim kot. Sa do që të ketë amendamente, debati plenar dhe i komisionit janë kufizuar nga tre ditë për ndryshimet kushtetuese. Detyrimi im fillon kur do të kem propozim, nismë konkrete”, tha Xhaferi.

Ai theksoi se që të mundet ndryshimet kushtetuese të merren në nëntor, procedura duhet të filloj në qershor ose korrik.

Kujtojmë që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Kjo erdhi pas arritjes së propozimit francez në vend me 30 qershor të vitit të kaluar dhe miratimit të tij nga ana e Kuvendit të RMV-së për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut në drejtim të hapjes së rrugës eurointegruese për RMV-në.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, ku VMRODPMNE ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.

Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria duke vendosur veto.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button