Sudan, 14 punëtorë të vdekur nga shembja e minierës së arit

Autoritetet sudaneze raportuan vdekjen e 14 punëtorëve nga shembja e një miniere ari në veri të vendit, transmeton Anadolu.

Agjencia shtetërore e lajmeve SUNA, duke cituar një zyrtar të sigurisë, tha se trupat e katër punëtorëve u nxorën sot nga miniera e shembur në Wadi Halfa afër kufirit të Sudanit me Egjiptin.

Gati 20 punëtorë të bllokuar u shpëtuan nga miniera e arit, tha agjencia.

Dëshmitarët përmendën si shkak përdorimin e makinerive të rënda nga punëtorët për shembjen e minierës që ka ndodhur të enjten.

Incidentet në minierat e arit janë të shpeshta në Sudan pasi punëtorët përdorin pajisje të vjetra, si dhe për shkak të masave të dobëta të sigurisë.

Sudani është një prodhues i madh ari dhe mbështetet tek ai si një burim i të ardhurave të jashtme.

Gati dy milionë sudanezë punojnë ilegalisht në sektorin e minierave të arit dhe prodhojnë rreth 80 për qind të prodhimit të arit në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button