“Parkingjet Qendër” krahas parkimit do të menaxhojë edhe pastrimin e komunës

NP “Parkingje Komuna Qendër” (POQ) nga e hëna do të jetë kompetente për pastrim të  komunës. Higjienistët dhe makineritë do të kalojnë në kompetencë të POQ-së, që siç thonë nga komuna, organizim  më efikas dhe mirëmbajtje të pastërtisë publike, njofton Portalb.

Ky vendim është votuar në seancën e fundit të Këshillit të Komunës Qendër. Për higjienistët, edhe pse do të kalojnë në POQ, financimi i pagave do të vazhdojë të realizohet nga buxheti i komunës.

“Në pjesën e punës, në pjesën e kësaj ndërmarrje të higjienistëve biseduam që vitin e kaluar dhe kjo u harmonizua. Nga 3 prilli transferohen të gjithë higjienistët së bashku me mekanizmin për të cilët edhe më tej do të kujdeset komuna. Në program dhe në buxhet kemi të paraparë mjete për të njëjtën. Në numër kemi rreth 110 higjienistë. Do të investojmë edhe këtë vit besoj se edhe vitin e ardhshëm do të ndihmojmë dhe do të subvencionojmë punën e POQ-së për shkak se edhe vetë higjienistët janë atje dhe ne si komunë duhet të ndajmë mjete edhe për pagat e tyre dhe për pajisjen e cila është në përdorim”, thotë kryetari i komunës Goran Gerasimovski.

Detyra të higjienistëve të cilët do të punojë në kuadër të POQ-së do të jenë pastrimi i mbeturinave, zbrazje e koshave rrugore për mbeturina, pastrim i qetheve të thata, degëve, mirëmbajtje të gjelbrimit në sipërfaqet publike dhe parqet në territorin e Komunës Qendër. Gjithashtu, do të kujdesen për mirëmbajtje të rrugëve lokale, rrugëve, sipërfaqeve këmbësorike publike dhe trotuareve në kushte dimërore në rajonin e Komunës Qendër, pastrim të kalimeve këmbësorike, shtigje këmbësorike, trotuaret dhe pastrimi i plotë i urave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button