U mbajt mbrëmja finale e projektit “Talentium”

Te enjte në mbrëmje, në Shtëpinë e Armatës së Republikës së Maqedonisë në Shkup u mbajt mbrëmja finale e projektit “Talentium”, mbrëmje kjo e cila është edhe aktiviteti me të cilin përmbyllet ky projekt i cili u realizua për më tepër se 4 muaj  në qytete të ndryshme në Maqedoni: Kumanovë, Shkup, Tetovë dhe Kërçovë.

mbrëmja finale e projektit “Talentium”
mbrëmja finale e projektit “Talentium”

Kjo mbrëmje finale ishtë një spektakël garues ku nxënësit më të mirë nga qytetet e lartëpërmendura garuan në dy kategori: fjalime motivuese dhe film dokumentar.

Në këtë spektakël nxënësit me paraqitjet e tyre u munduan maksimalisht që ta fitojnë simpatinë e jurisë, ndërsa karakteri garues i këtij spektakli u rrit me tifozerinë e zjarrtë të publikut të madh që ishte prezent në sallë dhe që vinte nga të gjitha qytetet pjesëmarrëse në këtë garë. Anëtarët e jurisë kishin të drejtën që pas çdo paraqitje të nxënësve me fjalime si dhe filmave dokumentarë të bëjnë komentimin e tyre. Pas performimit të 8 fjalimeve dhe shfaqjes së 4 filmave dokumentarë, juria profesionale u tërhoq nga salla për të marrë vendimin për shpalljen e më të mirëve.

mbrëmja finale e projektit “Talentium”
mbrëmja finale e projektit “Talentium”

Shpalljen e tre vendeve të para në kategorinë e fjalimeve e bëri prof. d-r. Vesel Memedi dhe si më të mirë u zgjodhën nxënësit në vijim:

Vend i I-rë: Rabije Jahja nga Shkupi – Tema: Kur vullneti është i pamatshëm, pengesat janë miskroskopike

Vendi II-të: Vjollca Idrizi nga Tetova – Jeto, për të lënë gjurmën tënde

Vend III-të: Adisa Sejdia nga Tetova – Kampioni brenda secilit prej nesh

 

Ndërsa shpalljen e dokumentarëve më të mirë e bëri z. Bashkim Sulejmani. Rradhitja sipas vendit:

Vend i I-rë: Dokumentari “Punët e mira zinxhir” (Shkup)

Vend i II-të: Dokumentari “Libri,miku më i mire” (Kumanovë)

Vend i III-të: Dokumentari “Ilaçi që hap plagë” (Kërçovë)

Vend i IV-t: Dokumentari: “Rrota e jetës” (Tetovë)

Në fund të gjithë pjesëmarrësve iu shpërndanë lëvdata për pjesëmarrje në këtë mbrëmje finale ndërsa fituesve iu ndanë edhe nga një statuetë origjinale me logon e projektit “Talentium”.

mbrëmja finale e projektit “Talentium”
mbrëmja finale e projektit “Talentium”

Për vlerësimin e performancave të këtyre nxënësve si dhe përzgjedhjen e më të mirëve u përkujdes juria profesionale në përbërje të:

  1. Prof. D-r Vesel Memedi – profesor universitar në lëminë e shkencave të komunikimi
  2. Mentor Nuredini – aktor në Teatrin Shqiptar në Shkup
  3. Bashkim Sulejmani – Gazetar në Televizionin Alsat-M
  4. Fatos Musliu – Gazetar, Redaktor i programit informativ pranë MTV2
  5. Fisnik Zeqiri – regjisor i njohur
mbrëmja finale e projektit “Talentium”
mbrëmja finale e projektit “Talentium”

Lajme të ngjashme

Back to top button