“Grupi i zjarrit” vendos të funksionojë si fraksion brenda partisë, Ahmeti kundërpërgjigjet – fraksione nuk lejohen

Pas disa orëve përfundoi mbledhja e Kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim. Pas përfundimit të mbledhjes, “Grupi i zjarrit” informoi se nga sot do të funksionojnë si fraksion brenda BDI-së, njofton Portalb.

“Sot, duam qe të informojmë se ne do të vazhdojmë me aktivitetin tonë politik në bazë me anëtarësinë e partisë, me ç`rast duam që tju bëjmë thirrje të gjithëve që të na përkrahin në këtë rrugëtim, që të bashkëbisedojmë rreth dallimeve që i imponon ky ekzekutiv që ka uzurpuar organet vendimmarrëse dhe që janë kompetencë e partisë”, theksoi pas përfundimit të mbledhjes sekretari organizativ i partisë. Rrjedhimisht, si rezultat i gjithë kësaj situate të krijuar, ju informojmë që nga sot ne do të funksionojmë si fraksion brenda Bashkimit Demokratik për Integrim dhe do të kemi qëndrimet tona për të gjitha çështjet politike, Blerim Bexheti. 

Ndërsa, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se sipas statutit të partisë nuk janë të lejuara fraksione.

“BDI-ja është parti e cila respekton vlera dhe demokracinë. Kuptohet, e respekton edhe mendimin ndryshe. Sa i përket fraksionimit, unë propozim të tilla kisha, kam dhënë në Kongresin partiak, megjithatë kam humbur në votim nga shumica dhe unë si demokrat e respektoj qëndrimin e shumicës dhe nuk i braktis institucionet. Në pajtueshmëri të atyre vendimeve të Kongresit dhe statutit të partisë, në BDI nuk lejohet funksionimi në fraksione. Duhet të pritet deri në Kongresin e ardhshëm, unë do të jem ai që do të mbështes një qëndrim të tillë për veprim fraksionimi”, tha Ahmeti.

Edhe pse për momentin fraksione nuk janë të lejuara, lideri i BDI-së tha se nuk është folur për përjashtim të anëtarëve të partisë të cilët janë përcaktuar të veprojnë në mënyrë fraksioni. Ahmeti informoi se në mbledhje është shqyrtuar raporti për punën e funksionarëve të partisë në Qeveri, “për” të cilin kanë votuar 26 anëtarë të Kryesisë, gjashtë “kundër” dhe tre të “abstenuar”.

Kujtojmë, më 24 shtator në një letër të shpalosur publikisht nga disa anëtarë të BDI-së, janë numëruar disa ankesa e këshilla për drejtimin e partisë në vitet e fundit. Ata theksojnë që gjithë pushteti politik është përqendruar tek individi, duke anashkaluar strukturat partiake.

Megjithatë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë një takim me bashkëpartiakët në Gostivar më 15 janar, u dërgoi porosi funksionarëve të “Grupit të Zjarrit” se nuk do ta largojë nga pozita zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi, pasi siç deklaroi, për atë ka vendosur shumica në parti. Ai shtoi se funksionarët e pakënaqur nuk kanë hequr keq pasi që tërë jetën kanë pasur funksione.

Megjithatë, kjo porosi e Ahmetit nuk i ka zmbrapsur funksionarët e “Grupit të Zjarrit” që të heqin dorë nga kërkesat e tyre. Ahmeti me ministrat dhe anëtarët tjerë të pushtetit ekzekutiv mbajnë tubime me qytetarët, ndërkaq paralelisht edhe “Grubi i Zjarrit” mban tubime me qytetarët nën logon e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button