Ndryshimet kushtetuese janë çështje teknike, tashmë në Kushtetutë keni duzinë pakicash, thotë diplomati francez Fushe

Diplomati i njohur francez dhe ekspert i gjeopolitikës, Mishel Fushe në intervistë për agjencinë shtetërore MIA porosit se ndryshimet kushtetuese që duhet t’i bëjë Maqedonia e Veriut për vendosje të bullgarëve dhe bashkësive tjera në Kushtetutë janë vetëm çështje teknike për shkak se në të tashmë kemi duzinë pakicash, njofton Portalb.

“Në Kushtetutën tuaj tashmë ka garanci për rreth gjysmë duzinë të pakicave të cilët ndodhen këtu. Mungojnë dy ose tre – malazezët, bullgarët, kroatët. Bullgarët janë 3 500 persona. Këtu nuk flas për pasaportat. Sinqerisht në këtë nuk shoh kurrfarë rreziku, as kanosje. Mendimi im për amendamentet, t’ju përgjigjem në pyetjen, edhe pse nuk do të doja të përzihem në punët tuaja të brendshme  është se bëhet fjalë për problem teknik. Nga ai do të mund të bëjmë problem të madh politik nga arsye politikane. Problem teknik është për shkak se në Kushtetutë tashmë ekziston ky status i pakicave. Pasi që ato amendamente do të hyjnë në Kushtetutë, ju automatikisht kaloni në fazën e dytë të negociatave. Do të thotë, duhet të zgjidhet kjo çështje sa më shpejtë që është e mundur dhe këtë e quaj interes kombëtar. Unë nuk jam maqedonas, kjo është vetëm një këshillë miqësore”, thotë Fushe, i cili është profesor i gjeopolitikës së zbatuar.

Ai pret që në vend të gjindet mençuri e mjaftueshme që të bëhet ky hap për shkak se shteti tashmë ka humbur 15 vite për shkak të Greqisë, ndërsa tanik rrezik ekziston që kjo të jetë rast edhe me Bullgarinë.

“Maqedonia e Veriut humbi 15 vite në inkuadrimin drejt NATO-s, jo për shkak të fajit personal, por për shkak të fqiut jugor. Kjo është gjeopolitika e emrit dhe rreziku është që të humbet kohë edhe me një fqinj tjetër, Bullgaria. Shpresoj se në këtë vend do të gjindet mençuri e mjaftueshme, pragmatizëm dhe largpamësi që të ndërmerren vendimet të cilat i përkasin interesit kombëtar. Nga njëra anë në interesin tuaj ëshzë që të konsolidohet ai model tipik i Maqedonisë, qytetar i shoqërisë multietnike dhe t’i shtohet edhe një dimension tjetër i përkatësisë, përkatësisë drejt BE-së, drejt identitetit evropian”, thotë Fushe.

Lidhur me atë se nga viti 2013, kur anëtare u bë Kroacia nuk ka progres lidhur me zgjerimin, gjeopolitikani francez decid se progresi nuk varet nga Brukseli, por del nga stagnimi i reformave të vendeve anëtare.

Për metodologjinë e re konsideron se është e volitshme për shtetet kandidate sepse mund të matet progresi i tyre, etapë pas etape, por thotë, edhe në BE gjithashtu ka nevojë për reforma të brendshme, ndërsa ai ishte qëndrimi i Francës në vitin 2019.

“Këtu bën pjesë posaçërisht çështja për vendimmarrjen e njëzëshme, rreth çështjeve fiskale, rreth çështjeve nga sfera e politikës së jashtme dhe mbrojtjes. Për më shumë vende të Evropës, ky është prioritet. Nëse e pezullojmë të drejtën e vendimmarrjes së njëzëshme lidhur me politikën e jashtme, nuk do të kishte veto bullgare. Do të thotë, kemi nevojë të ecim shumë më shpejtë me zgjerimin, megjithatë vendet kandidate duhet të realizojnë reforma të vërteta. Reforma esenciale është në pikëpamje të shtetit juridik. Pavarësi të gjyqësisë”, potencoi Fushe.

Fushe këtyre ditëve ishte për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ftesë të Institutit francez me rastin e promovimit të librit të tij të ri. Ai është specialist në sferën e gjeopolitikës, ndërsa posaçërisht për termin “kufinj”. Në rreth 60 publikimie, ai i shpjegon çështjet gjeopolitike, duke zbatuar metodë inovative e cila kombinon nivele të ndryshme të analitikës dhe periudhave kohore. Ka qenë ambasador i Francës në Letoni (2002-2006), këshilltar i ministrit francez të Punëve të Jashtme (1997-2002), shef i shtabilt për planifikim të politikës (1999-2002) dhe i dërguar i posaçëm i Ballkanit dhe Kaukazit (1999), ndërsa në vitin 2007 edhe ambasador për çështje evropiane.

Partia opozitare shqiptare, Lëvizja Besa ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që të ndryshon Amendamentin V në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, tani që pritet hapja e ndryshimeve kushtetuese në vend.

“Lëvizja BESA me këmbëngulje do të insistoj që Amendamenti V i kushtetutës të ndryshohet dhe gjuha shqipe të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase”, deklarojnë nga Lëvizja Besa.

Amendamenti V në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut ka të bëjë me përdorimin e gjuhës zyrtare, ashtu që si gjuhë zyrtare llogaritet gjuha maqedonase dhe gjuha që e flasin së paku 20 përqind e qytetarëve.

“Ministria e Drejtësisë njofton se të gjitha kërkesat lidhur me ndryshimet kushtetuese do të propozohen dhe shqyrtohen në grupin punues që do të formohet së shpejti, në të cilin anëtarë do të kenë edhe partitë politike, përfshirë edhe partinë BESA”, deklarojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Ndërkohë Ministria ka sqaruar që ka pranuar shkresën e Lëvizjes Besa në lidhje me ndryshimin e Amendamentit V.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi para disa ditëve theksoi se ende nuk ka nismë konkrete për ndryshimet kushtetuese dhe shtoi se konform Rregullores, debati plenar për ndryshim të Kushtetutës është i kufizuar në tre ditë për një amendament.

“Llogaria e kohës bëhet lehtë, nga momenti kur do të keni nisma. Nga nisma del shtrirja, që do të përfshihet, në cilin drejtim. Nëse nuk ka konsensus, flasim kot. Sa do që të ketë amendamente, debati plenar dhe i komisionit janë kufizuar nga tre ditë për ndryshimet kushtetuese. Detyrimi im fillon kur do të kem propozim, nismë konkrete”, tha Xhaferi.

Ai theksoi se që të mundet ndryshimet kushtetuese të merren në nëntor, procedura duhet të filloj në qershor ose korrik.

Kujtojmë që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Kjo erdhi pas arritjes së propozimit francez në vend me 30 qershor të vitit të kaluar dhe miratimit të tij nga ana e Kuvendit të RMV-së për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut në drejtim të hapjes së rrugës eurointegruese për RMV-në.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, ku VMRODPMNE ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.

Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria duke vendosur veto.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button