Përurohet rruga e asfaltuar që lidh Balindollin me Turçanin e Vogël

Një ditë historike për banorët e fshatrave Balindoll dhe Turçan i Vogël, pasi që tani këto dy fshatra janë lidhur me rrugë të re dhe të asfaltuar. Dhjetëra banorët të të dyja fshatrave priten delegacionin e komunës së Gostivarit të udhëhequr nga kryetari Nevzat Bejta dhe bashkë përuruan segmentin rrugor të asfaltuar të cilën e kanë pritur për shumë vite me radhë.

Përurohet rruga e asfaltuar që lidh Balindollin me Turçanin e Vogël
Përurohet rruga e asfaltuar që lidh Balindollin me Turçanin e Vogël

“Sot e vejmë në përdorim rrugën që i lidh dy vendbanimet më të mëdha në komunën e Gostivarit, Balindollin dhe Turçanin e Vogël. Është asfaltuar rrugë me distancë mbi 700 metra, një investim i Bankës Botërore, mbi 6 milion e 400 mijë denar. Tash ne si komunë kemi marr për sipër të përgatisim projektin dhe lejen për rrugën prej në Balindoll prej te vendi i ashtuquajtur Çeshmiçe e deri në Turçanin e Madh”, tha kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Banorët e të dyja fshatrave falënderuan Komunën e Gostivarit dhe kryetarit Nevzat Bejta për këtë projekt dhe për këtë punë të madhe që lidh fshatrat e anës së Malit të Thatë

Përurohet rruga e asfaltuar që lidh Balindollin me Turçanin e Vogël
Përurohet rruga e asfaltuar që lidh Balindollin me Turçanin e Vogël

Lajme të ngjashme

Back to top button