2.000 euro gjobë për një tetovar i cili e ka ofenduar ish ambasadoren amerikane në Shkup

Prokuroria Themelore Publike e Tetovës deri te gjykata përkatëse ka dorëzuar propozim për lëshimin e urdhërpagesës për një 40-vjeçar nga Tetova, i cili ngarkohet për veprën penale “Cenim të reputacionit të një shtetit të huaj” sipas nenit 181 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

I akuzuari, nëpërmjet një komenti me përmbajtje vullgare dhe ofenduese në rrjetin social Facebook më 12 prill të vitit të kaluar e ka ekspozuar ambasadoren e atëhershme të SHBA-së në vend dhe në atë mënyrë e ka kryer veprën. Ambasadorja amerikane, në atë moment ka qenë Kejt Meri Bërns.

Nga Prokuroria informojnë se prokurori përkatës deri te Gjykata Themelore e Kumanovës ka dorëzuar propozim që të akuzuarit t’i shqiptohet gjobë në para, gjegjësisht 100 gjoba ditore. Sipas Kodit Penal, vlera e një gjobe ditore është 20 euro, që do të thotë se i akuzuari, sipas Prokurorisë, duhet të gjobitet me 2.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button