Universitetet private e shtetërore që mbijnë si kërpudha në Ballkan

Kohëve të fundit, si duket vendet ballkanike janë duke krijuar më shumë universitete se sa mundet (duhet) dikush ti përdor. Nëpër tërë shtetet e këtij rajoni, është vërejtur një eksplozion i universiteteve private (madje dhe shtetërorë). Kështu e fillon analizën e tij, drejtori i Qendrës për Hulumtim për Evropën Juglindore, Florian Biber, transmeton Portalb.

Sipas statistikave që i prezanton Biber, në Serbi ka 17 universitete, plus dhe disa fakultete ‘të pavarura’ ose departamente.

Me një popullatë katërfish më të vogël, Maqedonia ka numër të ngjashëm të universiteteve. Para  dy vendeve të lartpërmendura është Bosnja e cila ka 9 universitete shtetërore (kantoniale) dhe atë dy në Sarajevë dhe Mostar dhe thuajse numër të njëjtë të universiteteve private. Kosova mbetet pas me dy universitete publike ( ai në Prizren është ende i ri) dhe më pak se dhjetë universitete private. Por, lideri i gjithë rajonit duhet të jetë Shqipëria me rreth 10 universitete publike dhe 30 universitete private!

“Nuk ka dyshim që është ide e mirë të avancohet arsimi i lartë posaçërisht në një regjion ku proporcioni i të diplomuarve universitar është ndër mesataren e vendeve evropiane. Në parim, gjithashtu nuk është keq të ketë universitete private. Megjithatë, duke e pasur parasysh faktin që në Ballkan ka pothuajse aq universitete private sa në tërë Bashkimin Evropian (duke mos e konsideruar Rumaninë e cila ka ca universitete private) në të cilin ka rreth 100, dhe atë Austria ka 13, Gjermania 83, Britania 1, Hungaria 1, Portugalia më pak se 10 dhe tjerat më pak se 10 mund të themi se kemi një mbingarkim universitetesh. Kështu, duke marrë në konsideratë resurset e kufizuara, si në aspektin e pagesës së studentëve ashtu edhe në kuadrin profesional të mësuesve, numri i universiteteve në Ballkan është habitës!” shkruan Biber, transmeton Portalb.mk

Ai ka bërë edhe një listë të tij personale të 10 universiteteve “më pak të dëshiruara” në Ballkan, duke u nisur nga emërtimi i tyre si dhe mënyra e prezantimit. Në këtë listë gjendet edhe Universiteti Ndërkombëtar i Strugës.

Lista është si vijon:

10. Universiteti Pan-Evropian “APEIRON” (Banja Lukë, Bosnjë)
9. Universiteti ‘Kristal’ në autostraën Tiranë- Durës (Shqipëri)
8. Universiteti ‘Sinergjia’ në Bijelinë (Bosnjë)
7. UFO Universiteti në Tiranë (Shqipëri)
6. Universiteti Internacional i Strugës.
5. Universiteti Internacional i Novi Pazarit (Serbi)
4. Universiteti Megatrend (Beograd, Serbi)
3. Universiteti i Goricës së Poshtme (Mal i Zi)
2. Kolegji Iliria (Prishtinë, Kosovë)
1. Universiteti ‘Slobomir P’ (Slobomir, Bosnjë)

Lajme të ngjashme

Back to top button