Turqia, anëtarja e fundit e NATO-s që ratifikoi pranimin e Finlandës në aleancën ushtarake

Një shumicë e madhe deputetësh të Parlamentit të Turqisë votuan pro kërkesës së Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO. Ky hap pritej pasi Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dha pas disa muajsh vonesa javën e kaluar miratimin e tij për pranimin e Finlandës. Turqia ishte e fundit nga 30 vendet anëtare të NATO-s që miratoi kërkesën e Finlandës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake, shkruan DW.

Të hënën (27.03) pranimi i Finlandës në aleancën ushtarake perëndimore ishte ratifikuar edhe nga Hungaria.

Mirënjohje – dhe disa formalitete

Pas votimit në Parlamentin e Turqisë presidenti i Finlandës Sauli Niinistö i falënderoi 30 anëtarët e aleancës për besimin dhe mbështetjen e tyre. “Finlanda tani është gati të anëtarësohet në NATO”, shkroi presidenti finlandez në Twitter. Vendi i tij do të jetë një aleat i fortë dhe i aftë.

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, falenderoi gjithashtu kolektivisht të gjithë anëtarët e NATO-s. Si presidenti edhe kryeministrja finlandeze shprehën po ashtu mbështetjen e tyre për vendin fqinj të Finlandës, Suedinë, në rrugën e saj drejt NATO-s.

Miratimin nga Ankaraja e përshëndeti edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Tani Filandës i duhet të plotësojë në ditët në vijim disa formalitetete dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, pranimi i Finlandës në NATO mund të vuloset në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s të martën dhe të mërkurën e ardhshme (4-5 prill). Me këtë rast flamuri finlandez do të ngrihet solemnisht para selisë së NATO-s në Bruksel.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka dhënë miratimin e tij për anëtarësimin e Finlandës në NATO, më herët gjatë muajit mars, duke thënë se ky shtet ka bërë “hapa konkretë” për sigurinë e Turqisë.

Mirëpo armiqësia e tij e vazhdueshme me Suedinë ka qenë e qartë, pasi ai e akuzon këtë shtet për strehim të militantëve kurdë, dhe që u jep mundësi atyre të protestojnë në rrugët e Stokholmit.

Vendimi i Ankarasë për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë, hap rrugën për një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e NATO-s.

Finlanda, shtet me kufi prej 1.340 kilometrash me Rusinë, ka hequr dorë nga neutraliteti, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Edhe Suedia ka hequr dorë nga neutraliteti, mirëpo për dallim nga Finlanda, ajo nuk ka ndan kufi me Rusinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button