Avokati i Popullit, Naser Ziberi alarmoi për shkeljen e të drejtave të konsumatorëve

Në procedurat për arkëtim të detyrueshëm të borxhit tatimorë të papaguar, taksës radiodifuzive, të hyrave të tjera publike dhe gjobave në para, subjektet nuk i respektojnë liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve, atyre u ndalin shuma të mëdha parash në emër të borxhit. Kështu konstatohet në raportin vjetor të Avokatit të popullit për të drejtat e njeriut për vitin 2022, raporton Alsat.

Avokati i Popullit, Naser Ziberi kërkon ndryshime dhe plotësime në dispozitat e ligjit për procedurën tatimore dhe ligjit për tatimet në pronë me qëllim që të ketë kufizim në pjesën që u ndalet qytetarëve në emër të borxhit ndaj shtetit, Drejtorisë për të hyra publike, Qytetit të Shkupit apo edhe komunave.

“Konkretisht nga këto subjekte, qytetarëve u rrezikohet me vite të tëra, si jeta e tyre personale, ashtu edhe ekzistenca e familjeve të tyre, sepse arkëtimin e detyrueshëm e zbatojnë ekskluzivisht me bllokimin e llogarive të transaksioneve të tyre në banka, duke ua zbritur tërë shumën nga paga, pensioni, kompenzimet nga mbrojtja sociale, papunësia dhe të ngjashme, të cilat i marrin. Rrjedhimisht me këtë, ata mbeten pa mjete elementare për ekzistencë për një periudhë më të gjatë kohore, dhe në mënyrë plotësuese detyrohen t’u paguajnë mjete financiare bankave për zhbllokimin e llogarive të transakcionit”, deklaroi Naser Ziberi, Avokati i Popullit.

Numri më i madh i shkeljeve të konstatuara është në fushën e të drejtave të fëmijëve, pas kësaj vijon fusha e jurisprudencës, gjendjet civile dhe çështjet e tjera të brendshme, dhe të drejtat e konsumatorëve. Avokati i Popullit tha se në vitin 2022 janë pranuar për 20 për qind më shumë parashtresa se sa në vitin paraprak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button