Manipuloi 16 ndeshje, përjashtohet përjetë gjyqtari i tenisit

Manipulimi i rezultateve të ndeshjeve të tenisit i kanë kushtuar shtrenjtë Fabian Carrero. Gjyqtari nga Republika Domenikane është përjashtuar përgjithmonë nga aktiviteti. Agjencia Ndërkombëtare për Integritetin në Tenis ka gjetur shkelje të Carrero në 8 ndeshje në Republikën Domenikane, të identifikuara mes Nëntorit dhe Dhjetorit 2019. Ai dyshohet se ka manipuluar 16 ndeshje me pajisjen e tij në dorë, me qëllim për të garantuar fitimin në bastet sportive, raporton Klan.

“Sanksioni do të thotë që Carrero-s i ndalohet përgjithmonë të arbitrojë apo të marrë pjesë në ndonjë turne tenisi të organizuar apo të njohur nga organet drejtuese të këtij sporti
”, thuhet në njoftimin e Agjencisë ndërkombëtare të tenisit.

Carrero ishte i pezulluar nga aktivitetet sportive që prej Marsit të vitit të shkuar, teksa tashmë i ka dhënë fund eksperiencës si gjyqtari tenistit me një njollë të madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button