fbpx

“Tezja” e heroinës

Valentina Tufa, që mban nofkën “tezja” ka udhëtuar në tre kontinente brenda një muaji. E dyshuar si “truri” i një rrjeti trafiku heroine dhe kokaine nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian, ajo rezulton se në harkun kohor të më pak se një muaji, ka bërë të paktën shtatë udhëtime në disa vende të Europës, në Kinë, Australi dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Inxhinierja kimiste më 23 korrik të vitit të shkuar udhëtoi nga Tirana në drejtim të Sllovenisë, e më pas, po brenda ditës, u nis për në Gjermani. Dy ditët pasuese ajo flutroi drejt Pekinit dhe Shangait, për të arritur më 25 korrik në destinacionin final në Melburn të Australisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close