Këshilli i Qytetit të Shkupit nuk e pranoi propozimin e Arsovskës për autobusat dhe veturat ekologjike

Këshilli i Qytetit të Shkupit për herë të dytë e bllokoi propozimin e kryetares Danella Arsovska për kredi afatgjate për blerjen e autobusëve ekologjikë, raporton MIA.

Këshilltarët e Qytetit të Shkupit të cilët nuk e kanë përkrahur propozimin thonë se nuk kanë marrë informacione të mjaftueshme për mënyrën e furnizimit, ndërsa nga qyteti i Shkupit shprehin keqardhje që këshilltarët në vend që t’i kënaqin shkupjanët, i kënaqin, siç thanë, liderët e partive.

Në konferencën e sotme për media para fillimit të mbledhjes së 27-të të Këshillit të qytetit, ajo kërkoi mbështetjen e këshilltarëve për blerjen e autobusëve të rinj ekologjikë, të cilët, siç tha ajo, do të përmirësojnë kushtet në transportin publik, do të ulin shpenzimet dhe efektin negativ ndaj mjedisit jetësor.

Përpjekja e dytë e kryetares vjen pas përpjekjes së dështuar dy muaj më parë, kur ajo u kërkoi këshilltarëve të votonin propozimin e saj për të marrë hua për blerjen e autobusëve të rinj ekologjikë.

Sipas propozimit, parashihet huamarrje e qytetit për furnizim të 50 autobusëve ekologjikë në vlerë prej 620 milionë denarë, gjegjësisht rreth 10 milionë euro.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme këshilltarët nuk e kanë pranuar as propozimin për përcaktimin e shumës së subvencionit për automjete të blera ekologjike hibride apo elektrike. Qyteti i Shkupit me këtë pilot projekt është dashur të subvencionojë 200 mijë denarë për automjet. 

Ndërkohë, këshilltarët e Këshillit të Qytetit të Shkupit në seancën e sotme të 27-të nuk e miratuan iniciativën për dhënien e përkohshme të së drejtës shfrytëzuese të objektit të Sallës universale nga Qyteti i Shkupit në Qeveri, gjegjësisht Ministria e Kulturës. Nisma, që u parashtrua nga ana e koalicionit e kryesuar nga grupi këshillues i LSDM-së, nuk është pranuar pasi që për të kanë votuar vetëm 15 këshilltarë nga Këshilli i Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button