Kufizime në rrugët e Shkupit për shkak organizimit të protestës

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar që do të ketë kufizime nëpër rrugët e Shkupit për shkak protestës që pritet të mbahet nesër, transmeton Portalb.mk.

“Nesër, e premte, për shkak mbajtjes së protestës paqësore, me fillim nga ora 10:00, punonjësit e policisë nga SPB Shkup, do të marrin masa për regjim të veçantë”, raportoi Policia, duke përkujtuar që edhe në ora 16:00 do të ketë marsh paqësor.

Organizimi i parë pritet të ndikojë në rrugët e bulevardit “Goce Dellçev”, “VMRO”, “Ilinden” dhe “Klimenti i Ohrit”. Në organizimin e dytë, marshi planifikohet të fillojë nga udhëkryqi i bulevardit “Goce Dellçev” dhe “VMRO”, deri te objekti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button