Kumanova sërish pa ujë të pijshëm

Banorët e disa fshatrave dhe lagjeve të Kumanovës, tani një javë po ballafaqohen më mungesën e ujit të pijshëm. Gjendje më alarmante paraqitet në fshatin Çerkez . Banorët thonë se duhet furnizuar e ujë, pavarësisht se disa prej tyre edhe mund të mos kenë paguar  faturat. Ata i bëjnë thirrje organet kompetente që të zgjidhin problemin e tyre pas gjendje është e padurueshme ndërsa nuk përjashtojnë mundësinë e paraqitjes së sëmundjeve ngjitëse, transmeton Alsat M.

“Është e vërtetë se nuk ka ujë, jo vetëm 2-3 ditëve të fundit, por tashmë një javë. Pavarësisht të reshurave që kemi pasur këtë vit, por prapë se prapë është njëjtë si vitet tjera…  Nuk di! Me sa kemi dëgjuar ne, nuk është aq e mjaftueshme ajo pagesa që bëjnë banorët, por sidoqoftë kjo është nevojë elementare e çdo banori”, tha një banor.

Në drejtorinë tonë nuk ka asnjë kërkesë nga ana e NP “Ujësjellësi” për furnizim shtesë me ujë, gjatë sezonit verorë. Nga marrëveshja e muajit janar 2014, nga ana e drejtorisë sonë është plotësuar marrëveshja, ndërsa NP “Ujësjellësi”, si më herët edhe tani pjesërisht ka realizuar marrëveshjen. E përsëris edhe njëherë, NP “Ujësjellësi” Kumanovë, nuk ka lëshuar kërkesë për furnizim shtesë gjatë sezonit verorë. Ajo që është kërkuar nga ata, drejtoria jonë e ka plotësuar”, tha Filip Filipovski, Drejtoria e Ekonimisë së Ujërave.

Kjo nuk hera e parë që banorët e këtij fshati, por edhe fshatrave tjerë të Kumanovës, ballafaqohen me mungesën e ujit të pijshëm. Ata disa herë janë organizuar dhe kanë kërkuar takime me dy drejtorët, por arsyetimet e tyre ishin po të njëjtat, duke fajësuar njëri tjetrin, ndërsa pasojat nga kjo vazhdojnë ti ndiejnë banorët.

Lajme të ngjashme

Back to top button