Erdogan: Putin mund të vizitojë Turqinë në fund të Prillit

Presidenti rus Vladimir Putin mund të vizitojë Turqinë në fund të muajit të ardhshëm, raporton Klan. Lajmin e bëri të ditur kreu i shtetit turk Rexhep Tajip Erdoan i cili bën me dije se vizita mund të vijë me rastin e reaktorit të parë të energjisë bërthamore të vendit të ndërtuar nga kompania shtetërore ruse Rosatom.

“Putini mund të jetë i pranishëm më 27 Prill, ose ne do të lidhemi së bashku në internet dhe shpresojmë se do të bëjmë hapin e parë”.

Por pala ruse ka mohuar se Putin po planifikon të vizitojë Turqinë. Mësohet se Putin dhe Erdogan kanë diskutuar më herët gjatë një bisede telefonike zbatimin e suksesshëm të projekteve të përbashkëta strategjike në sektorin e energjisë, duke përfshirë ndërtimin e termocentralit bërthamor në qytetin Akkuyu.

Termocentrali, që pritet t’i kushtojë qeversisë turke 20 miliardë Dollarë, do të fillojë të prodhojë energji këtë vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button