Shkarkim të Vilma Ruskovskës, kërkoi Komisioni Disiplinor i Prokurorisë për lëshimet në hetimin te Policia Financiare

Komisioni Disiplinor i Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas zhvillimit të procedurës disiplinore miratoi vendim me të cilin propozoi shkarkimin e Vilma Ruskovskës, transmeton Portalb.mk.

“Për një ish-prokurore publike themelore të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PThPNKOK) është konstatuar se është përgjegjëse për shkelje të rëndë disiplinore të kryer nga neni 91 paragrafi 6 i Ligjit për Prokurorinë Publike dhe Komisioni ka vendosur që propozimin për shkarkimin e saj t’ia dorëzojë Këshillit të Prokurorëve Publikë”, informuan nga Prokuroria Publike.

Komisioni gjithashtu informoi se një prokurori publik nga PThPNKOK i është  shqiptuar masë disiplinore për kundërvajtje të rëndë disiplinore të konstatuar zbritje të pagës mujore në vlerë prej 30% të pagës neto për 6 muaj. Ndërsa një prokurore tjetër publike Komisioni  ka vendosur që ta lirojë nga përgjegjësia, pasi nuk është vërtetuar se ka bërë shkelje të rëndë disiplinore nga neni 91 paragrafi 6 i Ligjit për prokurorët publikë.

Kundër vendimit të komisionit disiplinor palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Këshillin e Prokurorëve Publikë.

Rikujtojmë që muajt e fundit bujë më të madhe shkaktoi zgjedhja e prokurorit për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazit nga Kërçova, i cili u akuzua në opinion për afërsi të tij me funksionarët e BDI-së, për çka u publikuan edhe disa fotografi. Për zgjedhjen e tij edhe ambasadorja e SHBA-ve në Shkup deklaroi se është e habitur me procesin, ndërkaq Abazi mohoi çdo lidhje të tij me BDI-në. Zgjedhja e tij erdhi pas ngjarjeve mes prokurores Vilma Ruskovska dhe drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi. Ruskovska u suspendua për shkak të bastisjes në Policinë Financiare, ndërkaq Muaremi dha  dorëheqje një ditë pas skadimit të mandatit 6-mujor të ushtruesit të detyrës së drejtorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button