Ambasada ruse në Stokholm kërcënon Suedinë dhe Finlandën për anëtarësimin në NATO

Suedia thirri në Ministrinë e Jashtme ambasadorin rus në Stokholm pasi Moska tha se nëse Suedia anëtarësohet në NATO, ajo do të bëhej “një objektiv legjitim i masave hakmarrëse të Rusisë”, transmeton Anadolu.

Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billström e përshkroi deklaratën e publikuar në faqen e internetit të Ambasadës Ruse si “një përpjekje të dukshme për ndikim”.

Billström i tha agjencisë suedeze të lajmeve TT se ambasadori rus, Viktor Tatarintsev u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me deklaratën e Rusisë se Suedia në rast të anëtarësimit “Do të bëhej një objektiv legjitim për masat hakmarrëse të Rusisë” dhe tha se “Vetëm qeveria e vendit përcakton politikën e sigurisë së Suedisë, askush tjetër”.

Suedia dhe fqinji i saj Finlanda aplikuan për anëtarësim të përbashkët në NATO pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë.

Ndërkohë që procesi i ratifikimit të kërkesës së Finlandës për anëtarësim në NATO është drejt fundit, kërkesa e Suedisë është në pritje të ratifikimit nga Turqia dhe Hungaria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button