Tahiri: Para se të kërkohet ndihmë nga të huajt, politikanët le ta bëjnë punën e tyre!

Shumë pak është arritur nga ajo se çfarë është rekomanduar nga faktori i jashtëm. Politikanët në vend se të bëjnë punën e tyre dhe t’i përmirësojnë gabimet, ata kërkojnë ndihmë nga faktori i jashtëm. Profesori universitar, Sefer Tahiri për gazetën “Lajm” rekomandon që vendi ka nevojë për angazhim konkretë brenda vendit para se të kërkojë ndihmën e faktorit të jashtëm.

“Mendoj se kërkesa që faktori ndërkombëtar të ketë një rol më aktiv, ndoshta edhe determinues, sa i përket zgjidhjes së çështjes së emrit është kërkesë objektive. Por para se të kërkohet ndërmjetësimi më intensiv ndërkombëtar, nevojitet angazhim më i madh konkret i faktorëve politik brenda vendit, sepse emri, zgjidhja, kompromisi janë çështje e brendshme politike dhe publike. Nevojitet presion më i madh, qartësim më i madh politik nga faktori shqiptar, sepse kam përshtypjen se faktori ndërkombëtar ndjehet i lodhur, i demotivuar dhe rrjedhimisht edhe i pavullnetshëm që të jetë më aktiv në këtë segment”, tha Sefer Tahiri.

Lajme të ngjashme

Back to top button