Kacurelet, rikthehet në trend stili i viteve 90-ta (Foto)

Pas Ritës dhe Elvanës, shfaqen edhe shumë këngëtare tjera si Adelina Ismaili.

Stili i viteve 90-ta të cilin e kultivoi me shumë finesë pop diva Adelina Ismaili dhe që ishte shumë hit atë kohë kur interneti e rrjetet sociale nuk ishin në trend, duket se është bërë shumë atraktiv kohëve të fundit, në momentin kur shumë emra të njohur nuk kanë se cfarë të servojnë tek publiku dhe të duken më interesantë.

Ne në vazhdim ju sjellim një analizë se kush e nisi fillimisht këtë look të flokëve. Ishte këngëtarja e njohur Adelina Ismaili e cila në fillim të viteve 90-ta bëri bujë të madhe me këtë pamje dhe flokë kacurele.

Pak kohë pasi u shfaqt Adelina, ishte Bleona ajo e cila e kopjoi shumë mirë stilin e saj e ndërkohë në Shqipëri mori nofkën Adelina shqiptare. Pas tyre, Rovena Stefa gjithashtu bëri një kthesë me këtë stil duke fituar famë në maksimum gjithandej nga jetojnë shqiptarët. Ndërkohë ditëve të fundit ky trend po ripërsëritet nga shumë këngëtare të njohura. Rita Ora dhe Elvana Gjata në një kohë rekord njëra pas tjetrës lancuan si stil për t’u ndjekur më pas edhe nga këngëtaret e reja si Adelina Berisha e Dhurata Dora./ Express

dhurata-dora

Lajme të ngjashme

Back to top button