Dështoi zgjedhja e gjykatësve suprem, kandidatët nuk i morën votat e nevojshme në Këshillin Gjyqësor

Dështoi shansi për t’u balansuar përfaqësimi në Gjykatën Supreme në përgjithësi, dhe posaçërisht në seksionin penal, pasi sot Këshilli Gjyqësor nuk zgjodhi asnjë nga pesë kandidatët. Gjykata Supreme në seksionin penal edhe më tej mbetet vetëm me gjykatësit Xhemali Saiti, Afrim Fidani, Safet Kadrii, Mirjana Llazarova – Trajkovska dhe Cvetanka Periq, transmeton Portalb.mk.

Jo vetëm që gjykatësja Llazarova – Trajkovska është maqedonasja e vetme në seksionin penal, por edhe me numër kaq të vogël të gjykatësve supremë ky seksion nuk do të mund të funksionojë më.

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor vetëm për votimin për kandidatët për gjykatës supremë-penalistë, nuk sqaruan se pse kanë votuar “pro” ose “kundër”.

Kështu, i ranguari i parë, me më shumë pikë, Gjykatësi Zoran Dimitrievski nga Gjykata e Apelit Shkup, me 4 vota “për” dhe 8 “kundër”, nuk u zgjodh për gjykatës suprem. Danka Ristova me 6 vota “për” dhe 6 “kundër”, gjithashtu nuk u zgjodh. Edhe Tatjana Dukovska mori 4 vota “për” dhe 8 “kundër”. Enver Bexheti 4 vota “për”dhe 8 “kundër”, njëjtë dhe Enver Amzai.

Enver Bexheti, gjykatësi i apelit që me muaj e ruante lëndën “Fortesa-Target”, për shkak të të cilit së shpejti të akuzuarit Sasho Mijallkov do t’i vjetrohet vepra dhe do të lirohet për akuzat e përgjimit, ka konkurruar edhe për në seksionin penal edhe për atë civil në Gjykatën Kushtetuese. Mirëpo, në të dy vendet ishte në fund me numrin e pikëve.

Edhe përkrah asaj se komisioni i Këshillit Gjyqësor konstatoi se Bexheti nuk ka vepruar në mënyrë të ndërgjegjshme në raport me lëndën për përgjimin masovik të paligjshëm, përsëri anëtarë të Këshillit me ngulm kanë insistuar që ai të zgjidhet gjykatës suprem, në të kundërt, asnjë nga kandidatët nuk do të marrë vota sipas “Badenterit”.

Gjykatësja supreme Mirjana RadevskaStefkova, e cila është anëtare e Këshillit Gjyqësor, më pas pyeti, por nuk mori përgjigje – se pse kolegët e saj nuk votojnë për kandidatët më numër më të madh pikësh, për ato të ranguarit në vend të parë?

Jozyrtarisht, SDK shkruan se derisa BDI-ja bën presion te Këshilli Gjyqësor që Bexheti me çdo kusht të zgjedhet, LSDM-ja nëpërmjet anëtarëve të tjerë në Këshill i gëzohet përzgjedhjes së pasuksesshme të penalistëve në Gjykatën Supreme, sepse midis kandidatëve të sotëm për gjyqtarë me gjasë nuk kanë pasur të afërm.

Te përzgjedhja e gjykatësve civilistë në Gjykatën Supreme nuk kishte shumë politikë, kështu Gjykatësja e ranguar e para Anita Boshkovska nga Gjykata e Apelit Shkup, u zgjodh lehtësisht me 10 vota “për” dhe 2 “kundër”.

Katerina Georgievska nga e njëjta gjykatë, e ranguar e dyta me pikë, gjithashtu u zgjodh për gjykatëse të Gjykatës Supreme për fushën civile me raport të njëjtë pikësh.

Përzgjedhja nuk arriti deri te Elizabeta Dukovska, Roza Georgieva dhe përsëri Enver Bexheti, për shkak se përzgjedhja u rrumbullakësua me dy gjykatëset e apelit të ranguara të parat.

Për Gjykatës në seksionin penal në Gjykatën e Apelit Gostivar u zgjodh Daut Rustemi, gjykatës i Gjykatës Themelore Gostivar. Votat e nevojshme për gjykatës në seksionin penal në Gjykatën e Apelit Gostivar i mori edhe gjykatësi Aleksandar Milloshevski nga Gjykata Penale Shkup.

Kryetari i deritanishëm Hasan Asani ishte kandidati i vetëm për kryetar të Gjykatës Themelore Tetovë dhe i njëjti sot u rizgjodh. Enti Shtetëror për Revizion gjeti vërejtje serioze mbi Gjykatën Themelore Tetovë, por këto në Këshillin Gjyqësor askush nuk i ka lexuar.

Sot, anëtaret Lloreta Georgieva dhe Pavlina Cërvenkovska në mënyrë parimore nuk votuan për asnjë nga kandidatët, ndërsa Tanja ÇaçarovaIlievska nuk mori pjesë në seancë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button