Zaev: Opozita është jashtë parlamentit e jo jashtë shtetit

Opozitarët maqedonas kanë marrë edhe një goditje tjetër, nga Socialdemokratët Evropian, gjatë strategjisë për të bojkotuar institucionet në shenjë të mospajtimit me mënyrën se si janë mbajtur zgjedhjet e fundit

Nuk mundet që partitë që nuk fituan asnjë mandate apo nga gjashtë njësi zgjedhore fituan vetëm 1 mandat, në fund të bëhen përfaqësues të opozitës në përbërjen parlamentare. Kjo mund të jetë vetëm kulmi I absurditetit, ka deklaruar kryetari i LSDM-së Zoran Zaev për Evropën e Lirë.

“Derisa besojmë në shpirtin tonë se po luftojmë në anën e të vërtetës dhe drejtësisë , do të shkojmë deri në fund, dhe jo vetëm kjo, ne besojmë se fronti për luftë për normalizimin e vendit tonë do të ritet për çdo ditë. Nëse qeveria e kontrollon gjithë sistemin shoqërorë duke përfshi edhe mediat, gjithmonë ekzistojnë mundësi shtesë të cilat opozita I ka në dispozicion ti shfrytëzojë”, deklaroi Zaev.

Ndërkaq, Socialdemokratët Evropianë kanë lëshuar një deklaratë në të cilën kanë theksuar se Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) duhet të kthehet në Parlament dhe prej aty duhet që të përpiqet të realizojë kauzën e vet.

Grupi thekson se janë në të njëjtën linjë veprimi me Raportuesin për Maqedoninë, Riçard Hovit, i cili kohë më parë ndihmoi për realizimin e marrëveshje që siguroi kthimin e deputetëve të LSDM-së në Parlament.

Në këtë mënyrë, socialdemokratët evropianë i janë bashkuar korit të deputetëve tjerë evropianë , të cilët kanë vlerësuar se bojkoti i institucioneve nuk është rruga më e mirë për të zgjidhur problemet e funksionimit të demokracisë.

Socialdemokratët Evropianë theksojnë se LSDM është parti simotër e për këtë u ofrojmë solidaritet. “Por, vlerësojmë se praktika e bojkotit zakonisht është joproduktive dhe mund ta rrezikojë procesin demokratik”.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button