RMV, u miratua plani për menaxhimin e PK “Mali Sharr” 2022-2031

Dje (28 mars) është miratuar plani për menaxhim me Parkun Kombëtar (PK) “Mali Sharr” për periudhën 2022-2031, transmeton Portalb.mk.

“Në takimet e gjata konsultative ishin të përfshirë rreth 70 ekspert, më së paku 30 përfaqësues të ndryshëm të palëve të interesuara, panumërt komunikim me mail dhe sqarime telefonike, netë pa gjumë dhe lobime. Shprehim falënderimin tonë te të gjithë të involvuarit për përkrahjen e madhe në këtë proces të gjatë”, informuan nga PK “Mali Sharr”.

Për draft-planin e Menaxhimit për Parkun Kombëtar Mali Sharr për periudhën 2022 – 2031 në shtator 2022 në Tetovë pati debat publik me qytetarët.

Kujtojmë që një pjesë e Malit Sharr si park Nacional u shpall qershorin e vitit 2021.

Me Malin Sharr u rrumbullakua rajoni i mbrojtur që shtrihet në tre shtete dhe e mbulon një zonë të mbrojtur ndërkufitare me një sipërfaqe totale prej 244.617 hektarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button