Produktet industrial në Maqedoninë e Veriut shënuan ulje të çmimeve në krahasim me janarin

Në Maqedoninë e Veriut, produktet industriale kanë shënuar ulje të çmimeve në krahasim me janarin, ndërsa në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar kanë shënuar rritje për 11.7 %, transmeton Portalb.mk.

“Në muajin shkurt të vitit 2023, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të ulëta për 0.7 % dhe për 11.7 % më të larta në nivel vjetor”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që ulje të çmimeve kemi te grupi i Energjisë (0.9 %) dhe Prodhimet intermediare (2.3 %) në krahasim me muajin paraprak.

“Në muajin shkurt të vitit 2023, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2022, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet: Energjia me 7.9 %, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 9.7 %, Prodhimet kapitale për 24.1 %, Mallra të qëndrueshme të  konsumit të gjerë për 9.1 %, dhe Mallra jo të qëndrueshme të  konsumit të gjerë për 14.3 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button