Gjykata e Apelit për të enjten caktoi seancë publike për rastin “Titanik 2” në lidhje me parregullsitë zgjedhore

Gjykata e Apelit në Shkup për të enjten, më 30 mars caktoi seancë publike për rastin “Titanik 2”, ku i akuzuar është edhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, raporton MIA.

“Gjykata e Apelit në Shkup në interesim të publikut dhe mediave informon se seanca publike para gjykimit, sipas lëndës penale KOKZH -43/23, në publik e njohur si ‘Titanik 2’, është caktuar për në datën 30.03.2023 në orën 11 e 30 minuta”, njoftoi Gjykata.

Seanca e gjykimit të shkallës të dytë është disa ditë para se të vjetrohet vepra penale e Mijallkovit për “marrje të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm” në fillim të prillit.

Më 23 janar të këtij viti, Gjykata Themelore Penale i shpalli fajtorë dhe u shqiptoi dënim prej 12 vitesh burg të akuzuarit në procedurën e përsëritur për rastin “Titanik 2”, i cili ka të bëjë me parregullsisë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Komunën e Strumicës.

Ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijalkov, për veprën penale “marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”, gjykata e ka dënuar me dy vjet burgim, në të cilin llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, është dënuar nga gjykata me dy vjet burg për veprën penale “shkelje e të drejtës së votës”.

Ish anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev, janë dënuar nga gjykata me dy vjet burg për veprën penale “shkelje e të drejtës së votës”.

Gjykata Themelore Penale në Shkup më 8 mars 2019 i dënoi të akuzuarit në rastin “Titanik 2” me gjithsej 19 vjet e tetë muaj burg, por Gjykata e Apelit Shkup në nëntor 2019 për shkak të shkeljeve esenciale të procedurës, aktgjykimin e shkallës së parë e anuloi dhe lëndën e ktheu në rishqyrtim. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button