Kokainë me markën ‘Luis Vuitton’ nga Ekuadori, u arrestuan tre shqiptarë

Policia Italiane ka sekuestruar 85 kilogramë kokaine që vinte nga Ekuadori. Në pranga kanë rënë tre shqiptarë. Droga arrin në treg vlerën e 7 milionë eurove, raporton EN. Tre qytetarë shqiptarë kanë rënë në pranga në Itali për trafik droge. Policia italiane në Liguria u ka sekuestruar një sasi prej 85 kilogramë kokainë, e cila transportohej nga vendet e Amerikës Latine.

Droga ishte e fshehur në disa kontenierë me banane. Ajo që u ka rënë në sy karabinierëve italianë ishte simboli më të cilin ishte paketuar kokaina. Çdo pako ishte shënuar me markën luksoze të modës ‘Luis Viton’.

Pas analiza në laborator droga e sekuestruar ka rezultuar e një cilësie shumë të pastër dhe sipas llogarive në treg arrin shifrën e më shumë se 7 milionë eurove.

Policia italiane nuk ka publikuar emrat e qytetarëve shqiptarë që kanë rënë në pranga. Ata janë arrestuar teksa kishin hyrë në zonën e doganës për të kryer procedurat e ngarkesës me banane.

Droga dyshohet se është nisur nga Ekuadori. Para mbërritjes në Itali, ngarkesa me banane dhe drogë ka kaluar doganën e Marokut. Kontenierët nga Ekuadori dhe Brazili në doganat e porteve italiane cilësohen si ngarkesa me ris dhe kontrollohen disa herë. Një muaj më parë në të njëjtin port u sekuestruan rreth 60 kilogramë kokainë e ardhur nga Brazili.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button