Deputetja Gërçeva kundër bojkotit të LSDM-së

Deputetja e zgjedhur e LSDM-së, Solza Gërçeva ka deklaruar se do të mëndojë deri në minutin e fundit nëse do ta kthejë ose jo mandatin e deputetit.

Ajo ka deklaruar se kishte bërë “luftë deri në pikën e fundit të gjakut” për të fituar këtë mandat deputeti.

“Propozimi i dorëzimit të mandateve nga ana e menaxhmentit të lartë të partisë nuk më duket shumë i arsyeshëm për shkak se secili deputet ka marrë obligime para qytetarëve dhe duhet që t’i përfaqësojë ata në Legjislativin e vendit”, ka thënë Gërçeva për Libertas.

Ajo ka deklaruar se ka marrë një pjesë të rrogës së deputetit për muajin maj, asshtu siç kanë bërë të gjithë deputetët opozitarë, përveç tre deputetëve opozitarë të cilët thanë se nuk duan të mbajnë vendet e punës në Parlament.

Gërçeva ka mohuar se ishte anëtare e LDP, por thotë se është drejtuese e Këshillit të Arsimit të LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button