Dhia u gjet e gjallë nga rrënojat e tërmetit pas 47 ditësh

Në Turqi, deri sa largoheshin mbetjet e një ndërtese si pasojë e tërmetit, u gjet e gjallë një dhi, edhe atë pas 47 ditëve nga tërmeti, transmeton Portalb.mk.

“Mrekullia që del nga rrënojat pas 47 ditësh. Në Kahramanmaraş po hiqeshin rrënojat e një ndërtese 3-katëshe. Pikërisht 47 ditë më vonë doli një dhi”, njoftoi AHaber.

Kujtojmë që me 6 shkurt, dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provinca turke, duke prekur më shumë se 13,5 milionë njerëz në Turqi, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button