Zvicra, vendi më i preferuar për vizitë nga kosovarët
Çështja e vizave ka qenë një ndër temat më të përfolura ndër vite, dhe hulumtimi i kryer nga dua.com ka nxjerr në pah disa të dhëna interesante për vendet më të pëlqyera për t’u vizituar nga kosovarët – në kohën ku liberalizimi i vizave nuk ka hyrë në fuqi ende.
Përdoruesit e aplikacionit të dua.com e kanë mundësinë të përdorin opsionin e fluturimit për të ndërruar lokacionin nga Kosova në një shtet tjetër, me mundësi që të njohin shqiptarë të tjerë.
Hulumtimi ka analizuar të dhënat e më shumë se 160,000 përdoruesve nga Kosova brenda aplikacionit – në të cilin janë gjeneruar mbi qindra mijëra fluturime – për të përcaktuar vendet më të pëlqyera për kosovarët.
Jo vetëm që rezultatet e këtij hulumtimi vijnë në kohën e duhur – me negocimin e heqjes së vizave me 1 janar 2024 – por gjithashtu ofrojnë një këndvështrim mbi interesin e kosovarëve për vendet që duan të vizitojnë nëpër botë.
Një përqindje befasuese – prej rreth 54.77% e përdoruesve kosovarë – preferojnë rajonin gjermanofolës, duke e bërë atë rajon shumë të popullarizuar.
Nga 183 shtetet e përfshira, Zvicra u rendit e para në listë.
Isabelle Moret – presidentja e Këshillit Kombëtar në Zvicër – ka shprehur në një deklaratë për shtyp se: ‘’Zvicra ka një diasporë nga 180 deri 250 mijë kosovarë”
Kjo reflektoi edhe në rezultatet të cilat rankuan shtetin e Zvicrës si preferencën e parë duke treguar kështu lidhjen e ngushtë të kosovarëve me Zvicrën.
Përpos kësaj, nuk munguan në listë dhe shtetet si: Gjermania, Suedia, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia, Norvegjia dhe Belgjika.
Hulumtimi gjithashtu zbuloi se grupmoshat që udhëtojnë më së shpeshti janë 25 deri në 34 vjeç, rezultat ky që hodhi dritë mbi preferencat e të rinjve të Kosovës.
Rankimi | Shteti | Qyteti më i preferuar |
1. | Zvicra | Cyrih |
2. | Gjermania | Mynih |
3. | Suedia | Stokholm |
4. | Austria | Viena |
5. | Franca | Paris |
6. | Shtetet e Bashkuara të Amerikës | Nju Jork |
7. | Mbretëria e Bashkuar | Londra |
8. | Italia | Milan |
9. | Norvegjia | Oslo |
10. | Belgjika | Bruksel |