Qëllimi i agjërimit gjatë muajit të Ramazanit – të lundrojmë të qetë drejt Zotit

Muaji i Ramazanit njihet si muaji i mëshirës dhe dashurisë, kur falja dhe mëshira e Allahut zbret në Tokë, dhe mbulon gjithçka duke i rirreshtuar shpirtrat tonë drejt përqafimit hyjnor.

Nuk është qëllimi i agjërimit gjatë muajit të Ramazanit të bëhet vështirësi për besimtarët, por për të nxit mirënjohjen dhe falënderimin. Ky muaj nuk është vetëm kohë privimi dhe përmbajtjeje – por është stërvitje për fuqinë e shpirtin. Prova e vërtetë e një Ramazani të suksesshëm nuk është vetëm agjërimi çdo ditë, bamirësia dhe leximi e Kuranit – prova e vërtetë e suksesit është shndërrimi që kemi përjetuar pas përfundimit të Ramazanit. Kush jemi ne pas muajit të Ramazanit? A jemi të njëjtit si para fillimit? Nuk është qëllimi i vetëm përmbajtja e përkohshme nga mëkatet, por çrrënjosja e tyre dhe largimi përgjithmonë nga shprehitë dhe zakonet e këqija që na largojnë nga Allahu. Ramazani është një dhuratë hyjnore që synon të na inspiroje dhe ndryshoje.

Ky muaj është një mundësi që na e jep Allahu, për ta forcuar besimin tonë dhe për të ndryshuar shprehitë tona negative, në mënyrë që të mund të jetojmë me një nivel më të lartë  të vetëdijes – dhe jo vetëm për një muaj, por gjatë gjithë jetës tonë. Kur agjërojmë vetëm për hir të Allahut, po i tregojmë Atij se edhe pse ne duam shumë t’i shijojmë kënaqësitë e kësaj bote, dashuria jonë për Të është më e madhe. Kur agjërojmë me vetëdije të plotë se për kë po agjërojmë, uria dhe etja jonë bëhen akte të përkujtimit dhe adhurimit të Allahut.

Dobitë e agjërimit nuk vijnë nga uria, ashtu siç nuk vjen dobia e barërave nga hidhësia e tyre
Imam Ghazali

Vetëm kur dorëzohemi dhe heqim dorë nga dëshirat e kota që nuk na shërbejnë, arrijmë të ndjejmë se si lundrojmë të qetë në lumin e shpalljes së Zotit drejt tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button