RMV, uniformat dhe simbolet e policisë edhe në gjuhën shqipe

Zëvendësministri i Punëve të brendshme Nazim Bushi dhe zëvendëskryeministri Artan Grubi, në rrjetin social Facebook kanë shpërndarë disa fotografi të uniformave dhe simboleve të policisë edhe në gjuhën shqipe, njofton Portalb.mk.

“Pas hyrjes në fuqi të Dekretit për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë në bazë të Ligjit për përdorimin e Gjuhës Shqipe, sot bashkë me kolegun Oliver Spasovski po nisim të zbatojmë të njëjtin dhe në praktikë. Me këtë po përmbushet edhe një premtim që buron nga Marrëveshja e Ohrit ku uniformat e policisë do të janë edhe në SHQIP. Kjo përbën edhe një hap drejtë plotësimit të obligimit ligjor por edhe rritjes së mirëbesimit ndërmjet policisë dhe qytetarit, kurse ky mirëbesim do të ndikojë edhe në krijimin e institucioneve më të hapura dhe më demokratike. Tashmë ky vendim është shpallur edhe në Gazetën Zyrtare”, shkruan Bushi.

“Një tjetër mision i kryer me sukses, ashtu siç premtuam! Po zbatohen tashmë në praktikë ndryshimet e Dekretit për përdorimin e gjuhës shqipe në uniformat policore dhe simbolet e tyre që i miratuam në seancë të Qeverisë më parë”, shkruan Grubi.

Ndryshe, para dy ditësh hyri në fuqi Dekreti për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë, të cilën Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në kryeqytet-Shkup dhe në komunat ku jetojnë së paku 20 për qind të komunitetit.

Paragrafi 3 i nenit 8 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve:

  • Uniformat e Policisë; mbrojtjes; zjarrfikësve; shëndetësisë; në Shkup dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimin e saj.

Ndryshe, më 14 mars të vitit 2018-të në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u miratua Ligji për përdorimin e gjuhëve, me të cilin parashihet përdorim i gjerë i gjuhës shqipe. Ligji, më 15.01.2019 është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button