Tërbohen italianët dhe anglezët, fusha lyhet me ngjyrë jeshile

“Arena Amazonia” e Manausit është në gjendje të rëndë, për zhvillimin e ndeshjes së sotme, mes Italisë dhe Anglisë. “Tre luanët” dhe “axurrët” kanë kërkuar sqarime nga FIFA.

Brazili vazhdon të kryqëzohet nga mediet angleze dhe italiane për shkak të gjendjes së rënduar të stadiumit në Manaus, kur “axurrët” dhe “tre luanët” do luajnë ndeshjen e vlefshme për Grupin D. Edhe gjatë ditës së djeshme kushtet kanë qenë larg atyre me të cilën janë mësuar të luajnë lojtarët e Anglisë dhe Italisë. Organizatorët kanë ndërhyrë duke ngjyrosur pjesët e stadiumit, ku duket qartësisht dheu me ngjyrë jeshile.

Në “Arena Amazonia” janë parë disa grupe njerëzish me nga tre veta me një pajisje mekanike duke ngjyrosur fushën. Kjo ka zemëruar edhe më shumë kombëtaret evropiane, të cilët kanë nisur për stadium disa të deleguar për të parë se çfarë po ngjet në Manaus. FIFA nuk ka pranuar të komentojë aktin e ngjyrosjes së stadiumit, duke u mjaftuar vetëm me atë se është ndërhyrë për të përmirësuar gjendjen e stadiumit.

Gjatë tre muajve të fundit aty është punuar shumë dhe fusha është përmirësuar ndejshëm. Ekspertët e FIFA-s dhe ata të Komitetit Organizativ të Brazilit janë të bindur se fusha është gati për stërvitje dhe ndeshje që do të thotë se stadiumi në Manaus plotëson të gjitha kushtet e përcaktuara”, është cituar një zëdhënës i FIFA-s. Edhe Federata angleze e Futbollit ka reaguar duke kërkuar sqarime shtesë nga FIFA për gjendjen e stadiumit ku do luhet supersfida e Grupit D. Unioni për mbrojtjen e futbollistëve “FIFPro” ka qenë gjithashtu kritike ndaj organizatorëve të botërorit për të fushën e Manausit.

Askush nuk dëshiron të shohë futbollistët duke vuajtur në fushë”, u shpreh kjo organizatë parmes një komunikate. Për stadiumin e Manausit janë shpenzuar 173 milionë funte, ndërsa ka një kapacitet prej 39 mijë e 118 ulësesh. Ditë më parë u publikuan edhe fotot në brendësi të stadiumit, ku shihej që puna ende nuk është drejt fundit, gjë që ngjalli reagime të ashpra nga njerëzit e botës së futbollit, sidomos në dy shtetet evropiane Angli dhe Itali të cilët pretendojnë se “Arena Amazonia” nuk plotëson standardet e FIFA për një stadium ndërkombëtar. Anglia dhe Italia me orën tonë lokale do të luhet në 00:00 atëherë kur do të ndryshohet edhe data dhe zyrtarisht do të jemi në ditën e diel (nesër).

Lajme të ngjashme

Back to top button