Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Berishës

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha, për çregjistrimin nga zgjedhjet lokale të Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn, raporton EN.

“Në bazë të nenit 158/3 të Kodit Zgjedhor, me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesë padisë, shpenzimet gjyqësore siç janëbërë. Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim. Vendimi  u shpall sot më 27.03.203”, bëri të ditur Kolegji.

Sali Berisha kërkonte regjistrimin në zgjedhjet lokale të 14 majit, të PD-së me të në krye.

Gjithashtu, kërkohej që PD-ja të ishte pjesë e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” me siglën e të cilit do të garojnë kandidatët e dalë nga Primaret.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button