Kombëtarja e Shqipërisë sfidon sot Poloninë në Varshavë

Kombëtarja Shqiptare luan sot në mbrëmje kundër Polonisë në Varshavë. Sfida e cila është e vlefshme për “Euro 2024”, pritet të vendosë në provë skuadrën e drejuar nga trajneri Silvinjo, raporton Klan.

Para ndeshjes, ai u shpreh se gjendja e skuadrës është optimiste, ndërsa tha se Uzuni dhe Abrashi nuk kanë asnjë shqetësim. Ai e cilësoi sfidën të vështirë por tha se nuk kanë frikë nga kundërshtari.

Për trajnerin, të gjithë futbollistët janë gati dhe se “iu hanë këmbët” për të luajtur. Ndeshja që luhet sot në orën 20:45.

Pritet të jenë rreth 700 tifozë shqiptarë në stadiumin “PGE Narodowy”. Dhe jo vetëm nga Shqipëria, aty kanë shkuar me dhjetëra tifozë nga diaspora.

Në finalet e Euro 2024 shkojnë dy ekipet e renditura më lart në çdo grup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button