Ministria i shpalosi lehtësimet që nxënësit e shkollave të mesme do t’i kenë gjatë provimit të maturës shtetërore

Për shkak ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë kohës së fundit në arsimin e Maqedonisë së Veriut, Ministria për Arsim dhe Shkencë ka paralajmëruar lehtësime shtesë për dhënien e provimit të maturës shtetërore, transmeton Portalb.mk.

“Do të ndahen materialet për provimet interne  dhe bazat e pyetjeve jo më vonë se katër javë para provimit intern me numër pyetjesh 3 herë më të lartë se numri i pyetjeve në provim, universiteteve do t’iu rekomandohet që provimi i parë ekstern të jetë përkatës  për të gjitha programet studimore  ndërsa  do të rekomandohet ndryshimi në raportin e pikëve ndërmjet provimeve eksterne dhe interne gjatë regjistrimit, në favor të atyre interne”, i numëroi Ministria disa nga kërkesat e pranuara.

Këto kërkesa ishin parashtruar nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme, të cilët zhvilluan takim me ministrin Jeton Shaqiri.

“Për shkak të kalendarit tashmë të miratuar për këtë vit shkollor, nuk mund të shtyhet data e provimit të parë ekstern  që është një nga kërkesat e Unionit. Prandaj, si zgjidhje plotësuese dhe kompromis u ofrua zvogëlimi i vëllimit të  testimit  nga gjuha  amtare përmes  plotësimit të Konceptit për dhënien e provimit të maturës shtetërore, provimit të maturës shkollore dhe provimit përfundimtar në arsimin e mesëm publik”, sqarojnë nga Ministria.

Me ndryshimet e fundit, nxënësit do të marrin pyetjet jo më vonë se katër javë para ditës së provimit.

Ndryshe, Organizatapër dialog dhe afirmim të nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve ODAS më herët kishte kërkuar që të shkurtohet materiali i dhënies së maturës shtetërore ose të zvogëlohet numri i provimeve interne. Ata me 17 mars kishin protestuar para MASH-it, ndërsa ishin prezent edhe në takimin ndërmjet ministrit dhe Unionit për të dëgjuar ndryshimet e fundit në lidhje me maturën shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button