Nëna përqafon në gjykatë vrasësin e vajzës (Video)

Dy vite pasi që vajza e saj 13 vjeçare ishte qëlluar për vdekje Brenda autobusit të shkollës, një nënë nga Florida është ballafaquar me vrasësin e së bijës në gjykatë këtë javë.

Mirëpo çfarë ajo ka bërë kur është takuar me të ka mahnitur të gjithë njerëzimin.Ajo iu afrua djaloshit të ri i cili jo qëllimisht i kishte vrarë vajzën dhe e përqafoi me të dy duart.

“Në 20 vite kam pasur lloj lloj rasti në këtë gjykatë. Mirëpo kurr nuk kam menduar se do të vij dita kur një nënë do të përqafoj vrasësin e vajzës së saj”, ka thënë gjykatësi Sue Venzer.

16 vjeçari Jordyn Howe në vitin 2012 I kishte marrë revolen babait të tij duke shkuar në shkollë me të ndërsa pastaj aksidentalisht e kishte shkrepur te 13 vjeçarja Lourdes e cila kishte ndërruar jetë në spital më pas.

Edhe pse Jordyn është shpallë fajtor falja nga nëna e viktimës ka bërë që ai të mos mbajë burg për këtë gjë.
“Ne mund të bëjmë ndryshime për të ndihmuar fëmijët tanë. Jordyn ishte shoku i vajzës time poashtu, dhe e di që ajo nuk do të dëshironte më të keqen”, ka thënë nëna e Jinas.

Lajme të ngjashme

Back to top button