RMV, pas mesnate ndryshojnë çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin pas mesnate bëhet ndryshimi i çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, transmeton Portalb.mk.

Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 rritet për 1,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 1,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,550 den/kg .

Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 1,50 den/litër.

Pas mesnate çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 82,00 (denarë/litër),
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 84,50 (denarë/litër),
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 73,00 (denarë/litër),
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 72,00 (denarë/litër),
  • Mazut М-1 SU 37,628 (denarë/kilogram).

Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button