Durrës, ekzekutohet me 5 plumba një biznesmen ndërtimi (VIDEO)

Një person është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në zonën e plazhit në Durrës, pranë sektorit Iliria, ndërsa autorët janë larguar nga vendi i krimit me një automjet tip Benz, ngjyrë gri, me targa kosovare “01204KS. Vktima është Kujtim Dyrmishi, 49 vjeç, banues në Durrës dhe me origjinë nga Cërriku. Mësohet se Dyrmishi ishte një biznesmen ndërtimi.

Autorët janë larguar me një mjet tip ‘Benz’ gri me targa kosovare 01204KS.

Viktima, u qëllua për vdekje me armë zjarri brenda makinës së tij me targa italiane “DP 411 VF”. Dëshmitarët e rastit kanë deklaruar se dëgjuan 4-5 të shtëna armësh, dhe 2 autorët e krimit ishin me maska. Ata e qëlluan viktimën në kokë dhe u larguan.

Policia nuk ka dhënë ende detaje për vrasjen, por ka bërë me dije shoqërimin e dy personave. Në vendngjarje ndodhen edhe inspektorët e krimeve, ndërsa aksi Plepa-Durrës vazhdon të qëndrojë i bllokuar dhe përgjatë autostradës Tiranë-Durrës janë ngritur postblloqe nga policia.

Bëhet me dije se, ngjarja e sotme ka lidhje me vrasjen e biznesmenit të ndërtimit, Xhemal Çela, i cili u vra nga shpërthimi i tritolit që iu vendos në mjet, në të njejtën zonë në Durrës.

Autorët kanë braktisur automjetin në zonën e Rrushbullit, me 3 armë të tipit kallashnikov brenda./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button