Faqja e Kuvendit cak i hakerëve, qasja është e çaktivizuar për përdoruesit nga jashtë

Faqja e internetit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut sot u bë shënjestër e sulmit të hakërreve. Megjithatë, siç njoftuan nga Kuvendi e njëjta është rikthyer në funksion, por vetëm për përdoruesit nga vendi, transmeton Portalb.mk.

“Informojmë se faqja e internetit e Kuvendit është kthyer në funksion Në përputhje me informacionet e personave ekspertë përgjegjës për TIK (IKT) bëhet fjalë për atak nga jashtë (Flood atack) respektivisht atak me shumë koneksione të ueb faqes pasojë e të cilës është pamundësia e qasjes në faqen e internetit. Për momentin është pamundësuar qasje në ueb faqe nga adresat e jashtme por është në dispozicion për përdoruesit vendorë”, informuan nga kabineti i kryetarit të Kuvendit.

Nga atje shtuan se nëpunësit përgjegjës do e përcjellin gjendjen dhe sapo të konstatohet se është sigurt, qasja për përdoruesit nga jashtë vendit do të mundësohet.

Përndryshe, kujtojmë që në muajin shkurt shënjestër e sulmeve hakerike ishte sistemi i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, me çka u krijua ndërprerja e pagave për punonjësit e shëndetësisë dhe marrja e ilaçeve. E njëjta u rregullua pas dy javësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button