OJQ-të ndihmojnë për dokumentimin e krimeve ruse në Ukrainë

OJQ-të ukrainase po mbledhin prova për krimet ruse të luftës, por ekspertët thonë se mund të kalojnë dekada para se autorët të vihen para drejtësisë, transmeton Dojçe Vele (DW).

Që nga koha ku Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar, autoritetet ukrainase kanë regjistruar mbi 75,000 krime lufte të kryera nga forcat e armatosura ruse. Hetues dhe prokurorë ukrainas si dhe njësi hetuese ndërkombëtare, po përpiqen me forcë për të siguruar prova dhe për të intervistuar dëshmitarët. Por vëllimi i krimeve është aq i madh sa mund të duhen dekada për t’i nxjerrë shumicën e autorëve në bankën e të akuzuarve.

Mbi 30 OJQ ukrainase po i mbështesin hetimuesit si pjesë e Koalicionit Ukraina 5AM, që u formua vitin e kaluar. Qëllimi i aleancës është t’u japë zë viktimave viktima të agresionit të armatosur të Rusisë dhe të sjellë para drejtësisë autorët e drejtpërdrejtë të krimeve të luftës, si dhe udhëheqjen e lartë të Federatës Ruse.

Disa nga organizatat e këtij koalicioni i kanë nisur hetimet që kur Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë në vitin 2014. Tani ata po ndajnë përvojën e tyre me kolegët e tyre të shoqërisë civile si dhe me përfaqësuesit e organeve hetuese.

“Asnjë vend nuk ka qenë kurrë në gjendje të përgatitet për të ndjekur penalisht të gjitha krimet e luftës. Deri në vitin 2014 as Ukraina nuk e kishte një përvojë të tillë prandaj shoqëria civile nisi të veprojë,” thotë Roman Avramenko, drejtor ekzekutiv i organizatës së të drejtave të njeriut “Truth Hounds”.

Ai tregon se partneriteti mes hetuesve zyrtarë dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut po shkon mirë. OJQ-të kanë krijuar linja telefonike për mbledhjen e dëshmive të dëshmitarëve okularë, si dhe mbledhjen e provave në terren. Po ashtu hetuesit ukrainas kanë trajnuar aktivistët për të identifikuar krime lufte.

Tetiana Pehonhyk nga Qendra e Informacionit e Ukrainës për të Drejtat e Njeriut (ZMINA), thotë se dëbimet e detyruara janë një shembull krimesh lufte që në shikim të parë nuk konsiderohej si i tillë as nga hetuesit dhe as nga aktivistët.

“Në misionet e saj në terren, ZMINA ka regjistruar 233 raste dëbimesh, për shembull nga fshatrat në rajonin e Kharkivit përgjatë kufirit me Rusinë.” – sqaron Tetiana Pehonhyk. Dëbimet ishin kamufluar si masa evakuimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button