Petrovska: Morëm 139 milionë dollarë nga SHBA për modernizim, më shumë se që kemi dhuruar për Ukrainën

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, mbrëmë në emisionin “360 Gradë” në televizionin Alsat, foli për dhurimin e mundshëm të helikopterëve për Ukrainën, si dhe për atë se çfarë merr Maqedonia e Veriut në këmbim pas vendimeve për dhurimin e pajisjeve dhe armatim këtij vendi që e mbron sovranitetin e tij, transmeton Portalb.mk.

Petrovska sqaroi se ka përfunduar analiza e Shtabit të Përgjithshëm nëse vendi mund t’i dhurojë helikopterët Mi-24 dhe se në seancën e ardhshme të qeverisë do të paraqesë propozimin për marrjen e vendimit me të cilin Maqedonia e Veriut do t’i dhurojë Ukrainës 12 helikopterë.

Lidhur me helikopterët e prodhuar në vitin 1984, ajo tregoi se një pjesë e madhe e tyre që nga viti 2015 janë resurs i skaduar, nuk përdoren dhe sipas Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes nuk janë parashikuar në formimin e Ushtrisë. Ajo ka sqaruar se si me vendimet e tjera, edhe ky nuk do të ndikojë në gatishmërinë luftarake të Ushtrisë.

“Të gjitha pajisjet që janë dhuruar deri më tani, përveç që janë me kërkesë të ukrainasve, u duhen dhe janë pajisje që ushtria ukrainase është e aftë t’i përdorë, janë pajisje që sipas planeve tona për modernizim janë tashmë në përfundim të përdorimit të tij, nuk ka për të qenë pjesë përbërëse e armatimit tonë dhe është shumë e sigurt që në një kohë të shkurtër do të na duhej të karikoheshin për t’i shkatërruar”, tha ministrja.

Sa i përket implikimeve financiare, Petrovska theksoi se vlera e donacioneve pa dhurimin e mundshëm të helikopterëve është rreth 30 milionë euro, por se për vetëm më pak se një vit Maqedonia e Veriut është mbështetur nga SHBA-ja me 139 milionë dollarë të destinuar për blerjen pajisjejeve të reja, më të sofistikuar.

“Çfarë merr Maqedonia e Veriut në këmbim është një pyetje që është gjithashtu legjitime të shtrohet. Në vetëm më pak se një vit, Shtetet e Bashkuara miratuan përdorimin e burimeve financiare në vlerën 139 milionë dollarë, që është disa herë më shumë se sa kemi dhuruar. Ata janë për mbështetjen e Planit për modernizimin e ushtrisë sonë, pra gjithçka që është planifikuar të prokurohet këtë vit dhe vitet në vijim”, tha Petrovska.

Lidhur me planet për blerjen e helikopterëve të rinj, ministrja informoi se në fazën përfundimtare është vlerësimi i detajuar i pesë ofertave të pranuara për blerjen e helikopterëve me shumë qëllime dhe analiza nëse ato janë në përputhje me kërkesat dhe nevojat tona. Ajo sqaroi se bëhet fjalë për prokurim shumëvjeçar të tetë helikopterëve shumëfunksionalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button