Uikendin spërkatje për mushkonja në Shkup

Në rajonin e Shkupit do të kryhet spërkatja e dytë për mushkonja në vitin 2014, nga ajri dhe nga toka. Spërkatje me aeroplan do të kryhet sot dhe nesër nga ora 5:30 deri në orën 8:00. Spërkatja nga toka do të zhvillohet nga ora 15 deri në orë 19, nga ora 23
deri në orën 3 të ditës së ardhshme.

“Nëse kushtet kohore nuk e lejojnë kryerjen e dezinfektimit ajror spërkatja të kryhet ditën e ardhshme, në të njëjtën kohë. Në pjtim me këtë do të kryhet edhe dezinfektimi terestik”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Autoritetet qytetare i informojnë rritësit e bletëve që në kohë t’i ndërmarrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button