Abazoviç: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Malin e Zi të mbahen sa më shpejt

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen sa më shpejt, raporton ABC.

Abazoviç u shpreh se kjo duhet të ndodhë përmes një “procedure ligjore” dhe se “mënyra e duhur” është shkurtimi i mandatit të Parlamentit të Malit të Zi.

Sipas Abazoviçit, dekreti i presidentit Milo Gjukanoviç për shpërndarjen e Kuvendit dhe caktimin e zgjedhjeve më 11 qershor, nuk është në përputhje me atë procedurë, sepse ai duhet të dekretojë në bazë të disa vendimeve të mëparshme.

“Ato vendime duhet të pasojnë vendimet e parlamentit, të shumicës parlamentare, në të kundërtën, ai ka mundur ta nxjerrë atë dekret në gusht të vitit të kaluar, apo ndonjë ditë të vitit të kaluar apo këtë vit, e jo tri ditë para raundit të parë të zgjedhjet presidenciale kur të kontrollohet dhe puna e tij duke pasur parasysh se ai është një nga kandidatët”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button