Bayern Munchen zëvendëson Nagelsmannin me Tuchelin

Bayern Munchen ka konfirmuar të prmten se e ka shkarkuar nga detyra trajnerin Julian Nagelsmann dhe vendin e tij do ta zë Thomas Tuchel, raporton Koha.net.

Sipas njoftimit të klubit, vendimi për shkarkimin e Nagelsmannit dhe emërimin e Tuchelit është marrë në koordinim me anëtarët e bordit.

Tucheli, që së fundmi drejtoi Chelsea, ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2025. Stërvitjen e parë do ta mbajë të hënën.

Lajmi për shkarkimin e Nagelsmannit u bë i ditur dje, dhe për shumë ishte i befasishëm. Ai u emërua në stol të Bayernit në verën e 2021-s. Fitoi Bundesligën në sezonin e parë dhe dy herë Superkupën e Gjermanisë. Madje, sivjet mposhti skuadra të mëdha në Ligën e Kampionëve për ta mbajtur bilancin vetëm fitore. Në çerekfinale, Bayerni do të takohet me Manchester Cityn.

Humbja e 10 pikëve në stinorin pranveror në Bundesligë, marrëdhënia jo e mirë me lojtarët dhe mosdhënia e hapësirës së mjaftueshme për lojtarët e rinj janë raportuar si shkaqet që kanë çuar në shkarkimin e ish-trajnerit të Leipzigut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button