U shkarkuan vetëm pse menduan ndryshe në parti, njëjtë si në sistemin monist, reaguan nga “Grupi i Zjarrit”

Të pakënaqurit brenda Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të njohur si “Grupi i Zjarrit”, kanë reaguar përmes një komunikate duke shpreh pakënaqësi në lidhje me ndryshimet e fundit në përbërjen e Qeverisë dhe institucioneve që udhëhiqen nga Qeveria, transmeton Portalb.mk.

“Treni i Artan Grubit dhe kërcënimi i drejtpërdrejtë për eleminimin politik të gjithë atyre që mendojnë ndryshe brenda BDI-së,  u realizua në mënyrën më brutale të mundshme, njejtë siç shkarkoheshin brenda nate ‘të
papërshtatshmit’ në sistemin monist”, thuhet në reagimin e tyre, duke shtuar që ata u shkarkuan “vetëm pse menduan ndryshme”.

“Grupi i Zjarrit” renditi personat e BDI-së që u shkarkuan nga pozitat e tyre udhëheqëse: Bashkim Hasani, Resmi Ejupi, Adnan Ejupi, Alajdin Memedi, Besim Koka, Aziz Maksuti, Qamil Kovaçi, Fikri Aliti, Migjen Selmani, Nehat Nuhiu dhe Ajrulla Mustafa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button