MASh: Janë përgatitur draft-versionet e tre ligjeve të reja për arsim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) sot ka njoftuar se tre zgjidhje të reja ligjore do të stimulojnë progresin e arsimit të mesëm, të arsimit dhe trajnimit profesional, si dhe të arsimit të të rriturve. Draft-versionet janë përgatitur ne mes më shumë diskutimeve të organizuara gjatë periudhës me palët e interesuara dhe në to janë integruar të gjitha vërejtjet konstruktive, transmeton Portalb.mk.

“Dy nga ligjet tashmë janë publikuar në sistemin RNEV, ku qytetarët kanë dhënë sugjerimet dhe propozimet e tyre që të avancohet përmbajtja para dërgesës në Kuvend. Së shpejti edhe Ligji për Arsimin e Mesëm do të shpallet në sistemin qeveritar”, njoftuan nga MASh.

Nga kjo Ministri thanë se ligjet e reja për arsimin e mesëm dhe arsimin dhe trajnimin profesional duhet të sigurojnë më shumë të drejta dhe mundësi për nxënësit, mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesional dhe bashkësitë e biznesit.

“Me të njejtit parashikohet avancimi i trajnimit praktik dhe koncepti i arsimit dual, i cili ka rol të madh në lidhjen e sistemit arsimor me tregun e punës, ndërsa fokusi është vendosur edhe në ngritjen e nivelit të gjithëpërfshirjes në arsimin formal dhe joformal. Ligji i ri për Arsimin e të Rriturve sërish do ta forcojë sistemin e vlefshmërisë së mësimit joformal, me të cilin do të mundësojë marrjen e kualifikimeve të personave më të moshuar me nivel të ulët të arsimit, të cilët kanë kualifikime minimale ose nuk kanë kualifikime, me çka tregu i punës do të hapet edhe për ato dhe do të mund të vijnë deri te angazhimi i përshtatshëm i punës”, theksuan nga MASh.

Ndër të tjera nga kjo ministri falënderuan të gjithë pjesëmarrësit në procesin e krijimit të zgjidhjeve ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button