Kovaçevski: Ata që marrëveshjet kolektive i kanë të harmonizuar me pagën minimale, do të kenë rritje të pagës për 2.175 denarë

Të punësuarit që punojnë institucione, marrëveshje kolektive e të cilëve u është harmonizuar me Ligjin për Pagë Minimale do të marrin pagë me rritje lineare prej 2.175 denarë, paralajmëroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, njofton Portalb.mk.

Në ndërkohë, kryeministri tha se pret që të arrihet pajtueshmëri për marrëveshje të përgjithshme kolektive, por edhe të miratohet ligj i ri për pagat që të vendoset rend në këtë sektor.

“Këshilli Ekonomiko-Social në krye me ministren e Punës dhe Politikës Sociale punon në bisedimet për marrëveshje të re kolektive, gjegjësisht institucionet, Qeveria me të punësuarit nëpërmjet sindikatave t tyre. Edhe diçka, që për mua është me rëndësi, ligji i ri për paga me të cilin do të vendoset rend në atë se cila është paga më e lartë dhe sipas strukturës së pagave të harmonizohen me të gjitha sektorët pasi që ne për momentin kemi në trupa të caktuar rregullator, ndërmarrje publike, persona që janë të punësuar në vende pune të cilat nuk janë me rëndësi vendimmarrëse ose strategjike dhe kanë paga më të larta se ministrat, madje edhe se presidenti”, tha kryeministri.

Për rikujtim, sipas ndryshimeve ligjore, këtë muaj është bërë korrigjim në pagën minimale të vendit, duke e rritur atë për 2.175 denarë, gjegjësisht prej 18.000 denarë në 20.175 denarë, që do të thotë rritje prej 12%.

Prej vitit 2017-të, në Maqedoninë e Veriut ka rritje të vazhdueshme të pagës minimale. Kështu, në periudhën 2017/2018, paga minimale ka qenë 12.000 denarë, ndërkaq në vitin 2019-të është rritur në 15.194 denarë. Në mars të vitit 2022, paga minimale arriti në 18.000 denarë, për dallim prej vitit 2016-të kur paga minimale ishte 10.80 denarë. Në mars të vitit 2023 paga minimale do të bëhet 20.175 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button