Tenderi për rrethimin dhe mbulimin e arsenit në Llojan, më së voni edhe dy muaj

Më së voni për dy muaj Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të shpallë tenderin për përzgjedhjen e një kompanie që do të rrethojë dhe mbulojë deponinë me arsen dhe mbeturina të tjera minerale në afërsi të ish-minierës “Llojan”. Mjetet e paralajmëruara prej 14 milionë denarë për këtë qëllim janë siguruar nga buxheti i Ministrisë, transmeton Portalb.mk nga Meta.mk.

“Aktualisht jemi duke punuar për specifikimin e tenderit. Tenderi do të shpallet menjëherë pas përgatitjes së specifikimit, i cili do të zgjasë një deri në dy muaj, sepse paraprakisht duhet të mblidhen të dhënat nga kadastra për hapësirën, si dhe nga Ministria e Ekonomisë që ka zbatuar procedurën e koncesionit”, thanë për Meta.mk nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Rrethimi dhe mbulimi i deponisë së arsenit dhe antimonit në ish-minierën “Llojan” është paralajmëruar nga ministri i mëparshëm i Mjedisit, Nasser Nuredini, në fund të vitit 2022. Detyrimi duhet të zbatohet gjatë vitit.

Për këtë pikë të nxehtë mjedisore Meta.mk shkruan vazhdimisht që nga fundi i vitit 2021. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit (IShM) ka apeluar në Ministrinë e Mjedisit në dy raste në vitin 2021 dhe 2022 që të sigurojë mjete për rrethimin rregullativ dhe etiketimin e arsenikut, si dhe për rehabilitimin e terrenit në Llojan dhe Tabanovc.

Shkolla fillore Rilindja ndodhet vetëm 100 metra nga deponia e arsenit në minierën “Llojan”. Problem i madh është edhe deponia e dytë, më e vogël në Tabanovc, e cila gjendet pranë stacionit hekurudhor. Si në Llojan, edhe ky lokacion në Tabanovc është i pa rrethuar dhe pa shenja paralajmëruese për arsenin e rrezikshëm.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor sqaron se janë në komunikim të rregullt me ​​Ministrinë e Ekonomisë, sepse eko-pika e nxehtë në Llojan dhe Tabanovc është me interes të përbashkët dhe në kompetencë të të dyja ministrive, përkatësisht të ministrisë së tyre në zonën e ​​mbrojtjes së mjedisit, ndërsa Ministrisë së Ekonomisë në seksionin e zbatimit të ligjit.

Më së voni edhe dy muaj tender për rrethimin dhe mbulimin e arsenit në Llojan

Procedura për gjetjen e koncesionarit për arsenin është duke u zhvilluar

Ministria e Ekonomisë bën me dije se po vazhdon procedura për ridhënien e koncesionit për shfrytëzimin e lëndëve të para minerale të prodhuara në Llojan.

“Po mblidhen mendime nga të gjitha institucionet kompetente, konform Ligjit për Burimet Minerale. Pas marrjes së mendimeve dhe kushteve që përmbajnë ato, do të krijohen kushte për përgatitjen e studimit të fizibilitetit”, thanë për Meta.mk nga Ministria e Ekonomisë.

Krijimi i një studimi fizibiliteti për arsyetimin e dhënies së një koncesioni të ri nga Ministria e Ekonomisë është hap i detyrueshëm i përcaktuar në Ligjin për Koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat. Pas përgatitjes së këtij dokumenti, duhet të vijojë një thirrje e re publike për gjetjen e një koncesionari që do të duhet të heqë arsenin dhe mbetjet e tjera minerale nga mbetjet e ish-minierës “Llojan”.

Ndryshe, pastrimi i arsebut dhe mbetjeve të tjera minerale nga ish-miniera “Llojan” është procedurë e bllokuar prej disa vitesh, për faktin se koncesionari i mëparshëm “Kaltun Maddenjilik” ka arritur të pastrojë dhe shesë vetëm 60 tonë nga gjithsej 15 000 ton sulfur arseni, aq sa llogaritet se ruhen në sterilat e kësaj miniere. Për këtë arsye, Qeveria e RMV-së pranverën e kaluar mori vendim që në mënyrë të njëanshme të ndërpresë kontratën me kompaninë turke “Kaltun Maddenjilik” për koncesionin e dhënë në vitin 2014.

Gjithashtu, në procedurën e mëparshme nuk është përzgjedhur fare koncesioner për pastrimin dhe eksportimin e 1000 tonëve arsen dhe mbeturinave të tjera të mbetura, të cilat janë të shpërndara në deponinë e vendosur afër stacionit hekurudhor afër Tabanovcit.

Mijëra banorë nga fshatrat Llojan, Vaksincë dhe Tabanovc me dekada po helmohen nga arseni dhe mbeturinat e tjera minerale nga ish-miniera “Llojan”. Portalb.mk dhe Meta.mk kanë shkruar se në dy lokacionet në Llojanë dhe Tabanovc ekziston rrezik i madh, si për njerëzit dhe bagëtinë që lëvizin lirshëm nëpër lokacione, ashtu edhe për prodhimin e ushqimit, sepse në rrethinë kultivohen kultura të ndryshme bujqësore.

Trajçe Stafilov, profesor dhe studiues shumëvjeçar nga Instituti i Kimisë, në një intervistë të fundit për Meta.mk tha se duhet gjetur zgjidhje sa më shpejt për arsenin që gjendet në Llojan dhe Tabanovc. Ai theksoi se arseni dhe mbetjet e tjera do të duhet të largohen dhe të eksportohen në mënyrë të sigurt nga vendi përpara se të fillojë mbulimi i deponisë.

Stafilov pohoi se përveç koncentratit të arsenit, në deponinë”Llojan” të krijuar gjatë funksionimit të minierës dhe që përmban 1-2 përqind arsen dhe një përqindje tjetër antimon ka rreth gjysmë milioni ton mbetje të depozituara. Kjo pjesë e mbetjeve me përqendrim më të ulët të arsenikut dhe antimonit mund të mbulohet si një nga zgjidhjet e mundshme të problemit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button